“Andiamo, oooo, Andiamo, oooo!” Pa dyshim edhe ju keni kërcyer e kënduar me këtë këngë që bëri namin në çdo club verën e 2017. E nëse jo, me siguri e keni dëgjuar kohët e fundit në video të ndryshme në TikTok, ku është bërë shumë virale. Sepse këngët e bukura nuk dalin kurrë nga moda. Dhe sigurisht meritat u takojnë të gjitha Capital T dhe Ardian Bujupit, që sollën 3 vite më parë një super bashkëpunim të titulluar “Andiamo”, që jo vetëm u pëlqye nga publiku, por rezultoi edhe një super sukses. Madje, sot ata festojnë së bashku 100 milionë klikime në këtë projekt, që e rendit atë si një nga këngët më të klikuara shqiptare. Këtë lajm ata e kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale e sigurisht s’mund të ishin më të lumtur.
Kujtojmë se dy artistët u përfshin verën e 2020 në një debat rreth kësaj kënge, pas deklaratës së Capital T në “Gjoni Black”. Megjithatë, ata i sqaruan gjërat më pas në një video live në Instagram, ku të dy arritën në përfundimin se gjërat do jenë njësoj dhe sapo tu jepet mundësi do ulen sërish të flasin përball, teksa lanë të hapur mundësitë për një bashkëpunim tjetër dhe ne mezi po presim.