Camila Cabello mbretëresha e re e muzikës, mposht Adele

Camila Cabello është mbretëresha e re e muzikës në platformat online.

Kënga e famshme e saj “Havana” është shpallur kënga më e dëgjuar e një artisteje femër e të gjitha kohërave. 21-vjeçarja hodhi nga froni këngën e Adele, “Hello”.

Advertisement

Havana mbizotëron me 3.4 miliardë dëgjime ndërsa “Hello” mban vendin e dytë tashmë me 3.36 miliardë dëgjime.

Camila është nominuar me dy çmime në Grammy 2019, në kategorinë ‘Best Pop Solo Performance’ me ‘Havana’ dhe në kategorinë ‘Best Pop Vocal Album’ me albumin e saj të vetëtitulluar Camila.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet të dielën më 10 shkurt. /ATA/