Cameron Diaz merr një vendim që do të mërzisë shumë fansa

Cameron Diaz i mungon ekranit pasi është larguar nga kinematografia që në vitin 2014.

Filmi i fundit ku ajo mori pjesë ishtë “Annie” dhe që në atë kohë aktorja ka zgjedhur të pushojë dhe ti dedikohet familjes. Të gjithë menduam se largimi i saj ishte i përkohëshem, por qenkemi gabuar.

Advertisement

Para disa kohësh një shoqja e saj deklaroi se aktorja e famshme kishte vendosur që të dilte në pension, por këto deklarata ajo i përgënjeshtroi në Twitter disa ditë më vonë.

Tani, është vetë Diaz ajo që është shprehur fare qartë: “Unë kam dalë në pension. Aktualisht, nuk po bëj asgjë. Kam vite që nuk punoj. Jam mama, kjo është puna ime”.

Me siguri shumë fansa të aktores s’do të jenë dakord me këtë vendim të saj dhe do të mërziten, por familja është mbi gjithçka.