Calvin Harris ka vendosur të padisë disa media online, duke u shprehur se nuk do të kenë një fund të lumtur.
DJ dhe producenti skocez është fotografuar teksa ka dalë nga një qendër masazhesh më 15 shtator dhe që nga ajo ditë mediat kanë spekuluar se Taylor Swift i ka dhënë fund romancës me të pasi ka mësuar se Calvin ka kryer marrëdhënie seksuale gjatë vizitës së tij.
Por Calvin nuk ka lejuar të diskreditohet nga këto thashetheme, pasi ka vendosur të padisë mediat për të mbrojtur emrin e tij.
“Nuk do të jetë një fund i lumtur për të gjithë ata që shpikin. Do i padis për të gjitha shpifjet që kanë shkruar”, poston në llogarinë e tij të Twitter 31-vjeçari.