Lajmi i mirë i Tiegen dhe Legend

Friday, September 4, 2026

Çifti Chrissy Tiegen dhe John Legend do të bëhen prindër, dhe lajmin e gëzueshëm e kanë thënë në Instagram me një foto mjaft domethënëse.

John vendos dorën mbi barkun e Chrissy dhe diçitura thotë: “Jemi shtatzënë!”. Tiegen shton për fansat: “John dhe unë jemi të lumtur tu bëjmë të ditur se jemi shtatzënë”.

Prej disa kohësh çifti dëshironte një fëmijë, që më në fund po vjen. “Siç e dini, ne prej kohësh po përpiqeshim të kishim një fëmijë. Nuk ka qënë e lehtë por ne u përpoqëm dhe mezi presim të lindim fëmijën tonë të parë dhe të rrisim familjen. Jemi shumë të lumtur që më në fund po ndodh”, thotë Tiegen më pas.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM