California Gurls akuzohet për plagjarizëm

Përfaqësuesit ligjor të Rondon Music, shtëpia diskografike e Beach Boys, kanë ngritur një padi kundër Katy Perry, pasi sipas tyre këngëtarja ka shumë ngjashmëri në tekst me atë të grupit amerikan që titullohet CALIFORNIA GIRLS publikuar në vitin 1965. Në qendër të polemikave është pikërisht fraza e kënduar nga Snoop Dogg “I wish they all could be California Gurls”, fraza që sipas Rondon Music janë kopjuar nga hiti i viteve 60. Deri më tani vetë Brian Wilson, themelues i Beach Boys, është nga ana e Katy Perry, pasi i duket se këndon shumë mirë dhe se kënga është ngjitëse. Të shohim se ç’do të ndodhë me këtë çështje.

Advertisement