Paçka të mirave që sjell pirja e çajit, mendohet se rrit rrezikun e prekjes nga artriti. Në një studim të realizuar me më tepër se 75 000 femra e të publikuar së fundmi u zbulua se ato që pinin më tepër se 4 filxhanë çaji në ditë rrezikonin 78% më tepër të prekeshin nga sëmundja e artritit. Edhe konsumimi i një filxhani çaji të vetëm e rriste rrezikshmërinë me 40%. Çuditërisht konsumimi i kafesë nuk çonte në pasoja të njëjta. “Donim të shihnim nëse konsumimi i çajit apo kafesë, apo metodat e përgatitjes së tyre lidheshin me rritjen e rrezikshmërisë. Ishte surprizuese diferenca e rezultateve midis konsumuesve të çajit me ato të kafesë. Kjo n’a bën të pyesim se çfarë ka në çaj apo në mënyrën e përgatitjes që shakton një rritje kaq të madhe rrezikshmërie ndaj artritit”,- ka thënë Prof. Christopher Collins nga Georgetown University Medical Centre. Prof. Collins ka rekomanduar njerëzit që të mos ndryshojnë zakonet e tyre bazuar në gjetjet e këtij studimi: “Është padyshim një lidhje shkak – pasojë, por rreziku është shumë i vogël”.
Paçka këtij studimi të fundit është vërtetuar se pirja e çajit ul me 10 % rrezikshmërinë e prekjes nga kanceri në vezore, ul rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundjet e zemrës etj.