Caitlyn Jenner përballë vajzave Kardashian

Caitlyn Jenner mund të jetë duke jetuar jetën që gjithnjë ka dashur, por familjarët e saj ende nuk po e përjetojnë mirë ndryshimin.

Në puntatën e fundit të “I am Cait” disa prej pjesëtareve të familjes Kardashian përballen me të.

Advertisement

Si fillim Kim e kritikon atë lidhur me artikullin e shumëpërfolur për Vanity Fair.

“Je në telashe. Mendoja se Caitlyn do të ishte pak më e sjellshme”, thotë Kim teksa përpiqet ti flasë asaj për divorcin me mamanë e saj.

“Nuk është e drejtë ajo që bëre! Asaj nuk mubd ti vësh faj që të përzuri nga shtëpia, sepse të ka dashur për 25 vjet dhe keni qenë një familje.”

Në fund Kim shton: “Tashmë ke famën, por po humbet familjen.”

Më pas Caitlyn përballet me Khloe-n për mesazhet kërcënuese që kjo e fundit i ka dërguar.

“Nuk dua që të njollosësh emrin e mamasë time. Mendoja se do të ishe më e ndjeshme”, i thotë ajo.

Por Caitlyn mbron veten duke thënë se: “Mua më duhej gjithnjë të fshihesha dhe nuk flisja dot për atë që po ndodhte me mua. Mos duhet të fshihem ende? Nuk e bëj dot më.”

Megjithatë Caitlyn dëshiron të ketë një përballje edhe me ish-gruan e saj, Kris, cka duket se e realizon në puntatën e ardhshme të programit të saj.