Bulqizë | ACR ofron zgjidhje për situatën financiare të minatorëve, do të parapaguajnë rrogën e 13-të

alt

ACR shprehet se “fton minatorët të paraqiten pranë administratës së minierës së Bulqizës për të firmosur kontratat e reja individuale të punës. Në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20% e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve. Për sa i përket kushteve të vështira financiare, ACR do t’i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të si formë parapagimi”. Sakaq në vijim theksohet se kompania ACR dëshiron tu vijë në ndihmë minatorëve për të përballuar vështirësitë në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla.

Advertisement