Supermodelja ka pozuar kështu për një artikull të numrit të muajit prill të revistës Allure, një nga biblat e bukurisë për femrat amerikane. Artikulli bën fjalë për mos – plakjen dhe askush më mirë se Cindy nuk mund të vërtetonte se mosha nuk është pengesë për bukurinë. . Në këtë shkrim do të tregohet regjimi ditor i kujdesit ndaj lëkurës. Kështu supermodelja përdor një krem dite me antioksidantë, një krem mbrojtës kundra diellit, krem nate dhe krem për sytë. Ajo ka rrëfyer se përdor microdermoabrazion për të ruajtur lëkurën e duarve, qafës dhe gjoksit. Cindy ka treguar se si ndihet që po plaket: ” Mendoj se jam shumë mirë për moshën 43 vjecare, por nuk dukem si 23 vjec. Kam celulite dhe kurrë nuk kam thënë të kundërtën. Kam bërë dy fëmijë dhe jam 43 vjec, kështu që më lini të qetë”. Me këtë shërbimin e fundit fotografik, si zorr se do e lënë rehat njetrëzit…