BSB rikthehen bashkë

Grupi ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga programi televiziv “Good Morning America”, në Central Park (New York). Djemtë janë bashkuar pas disa vitesh. Këshu, Nick Carter, Howie, Brian, Kevin dhe A.J, janë shfaqur së bashku duke lumturuar miliona fansa në të gjithë botën. Ata kanë interpretuar hite si “I Want It That Way”, “Larger Than Life” dhe “Everybody”. Teksa interpretonin, janë shoqëruar gjatë gjithë kohës nga fansat e tyre të cilët këndonin bashkë me ta këngët që dikur bënë epokë. Kevin është anëtari i fundit që ju bashkua bandës një vit më parë, e në këtë mënyrë ata bënë realitet ëndrrën për fansat e tyre: t’i rishihnin edhe një herë të gjithë djemtë bashkë. Pak më poshtë keni dhe videon e shkëputur nga GMA. Nëse ju ka marrë malli t’i shihni edhe një herë bashkë çunat ja tek i keni. 

 

Advertisement