Bryan Cranston zbulon se si e humbi virgjërinë në moshën 16-vjeçare!

Ylli i Breaking Bad, Bryan Cranston ka folur për kohën kur humbi virgjërinë me një punonjëse seksi, duke e përshkruar përvojën si “traumatike”, por edhe emocionuese.

Një nga arsyet që njerëzit e duan kaq shumë yllin e Breaking Bad është se ai është autentik dhe i vërtetë. Në një nga daljet e tij në podcast-in “Conan O’Brien Needs a Friend”, aktori foli për mënyrën se si ka humbur virgjërinë.

Advertisement

Në një moment gjatë bisedës, Cranston thotë me shaka se “është paguar që të jetë miku i Conan”, ndërsa më pas shton se “marrëdhënia e tyre është si ajo e një punonjëseje seksi dhe klientit të saj”.

“Është profesioni më i vjetër në botë… ose kështu kam dëgjuar. Nuk kam patur kurrë ndonjë përvojë të tillë”, thotë Conan.

Bryan, sidoqoftë, kishte një histori me punonjëse seksi që nuk ngurroi ta thoshte.

“Isha i virgjër. Po udhëtoja me një grup miqsh në Europë. Isha vetëm 16 vjeç dhe kjo ishte një gjë për t’u bërë. Po e prisja me padurim dhe isha shumë nervoz. Sigurisht, vetëm 16 vjeç.”

Ai dhe miqtë e tij përfunduan në lagjen e dritave të kuqe në Salzburg, Austri. Por kur dy shokët – të cilët ishin rreth një vit e gjysmë më të mëdhenj se ai – hynë pa problem, Cranston tha se filloi të bëhej akoma më nervoz dhe të ndihej në siklet.

Për të shmangur gjithë situatën, bëri sikur nuk kishte para mjaftueshëm për të paguar vajzat. Megjithatë, një grua iu afrua, i mori paratë që kishte nga duart dhe e çoi në një dhomë.

“Ajo mori paratë dhe më kapi dorën”, thotë ai. Dhe unë mendova: “O Zot, o Zot, kjo po ndodh”. Shkojmë në një dhomë – ka një krevat të vetëm, një lavaman dhe një kosh plehrash. Kaq.”

Aktori vazhdoi duke thënë se gruaja i kërkoi atij të hiqte rrobat, ndërsa O’Brien kujton me shaka se “penisi kishte hyrë brenda trupit të tij nga frika dhe sikleti”.

“Kështu që m’u desh të ngrihesha duke hequr rrobat… Isha aq nervoz sa nuk ndjeja asgjë. Truri po më merrte flakë,” vazhdon Cranston. “Në një moment mendova, ‘duhet ta prek gjoksin e saj’… kështu që thjesht preka njërin nga gjokset dhe krejt papritur ndjeva se dora e saj më goditi.”

Pavarësisht situatës, Cranston tha se e humbi virgjërinë atë natë.

Duke përmbledhur përvojën, ai thotë:

“Ishte një përvojë traumatike, e madhe, emocionuese, e paharrueshme.”

Ai e përfundon historinë duke bërë shaka:

“Që atëherë jam kthyer vazhdimisht në Austri”.