Bruno Mars u mbyll gojën kritikëve

Para performancës së Bruno Mars në Super Bowl Halftime Show 2014 kishte shumë polemika në lidhje me faktin që ai kishte vetëm dy albume të publikuar dhe se ende i duhej të provonte se është një artist i vërtetë dhe se do t’i rezistonte kohës. Por artisti ua mbylli gojën kritikëve në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar një performancë fantastike. Bruno e nisi performancën e tij me një kor fëmijësh dhe një performancë solo në bateri, përpara se të vijonte me performancën e “Locked Out of Heaven”, “Treasure”, “Runaway Baby”, “Give It Away” me Red Hot Chilli Peppers për t’a mbyllur me “Just the Way You Are”. Ja tek e keni performancën e BRUNO MARS. Ju pëlqen?

[youtube=http://youtu.be/DT5RpSmxs1k&showinfo=0&rel=0]

Advertisement