Bruno | #MALE

Bruno, njëri nga artistët e Labelit Threedots ka publikuar “#MALE” singëllin e ri dhe klipin e parë solo. Kënga është një realizim i THREEDOTS me muzikë dhe tekst nga Flori Mumajesi dhe producentë Flori dhe Vicky DJ. Brunon keni pasur mundësi t’a njihni në edicionin e parë të X Factor Albania si pjesë të Grupit X, keni patur mundësinë t’a shihni në një nga edicionet e Top Fest, mund t’a keni dëgjuar në disa covera të disa artistëve të tjerë, e keni parë patjetër në bashkëpunim me 2PO2 për këngën “Prej rrugës”, por e keni parë edhe si violinist në sesionet e live-it të Elvana Gjata-s. E pra, një artist i ri i cili jo vetëm gëzon një vokal të ngrohtë që të emocionon, por edhe aftësi të tjera të cilat e bëjnë një nga personazhet e rinj që duhet të mbajmë nën vëzhgim sepse premton shumë. 🙂

Pas publikimit të #MALE Bruno ka bërë menjëherë falenderimet e rastit në faqen e tij zyrtare të Facebook. “Meqenëse ky është klipi im i parë Solo, doja të bëja disa falenderime. Dua të falenderoj disa njerëz që për mua janë shumë të rëndësishëm dhe që më kanë mbeshtetur shumë. Pikë së pari faleminderit Familja THREEDOTS për suportin, dashurinë dhe për mbështetjen që më jepni gjithmonë… Familjen time që gjithmonë më përkrahin dhe besojnë tek unë dhe një falenderim special shkon për Vissoundmedia Vsm për realizimin e klipit dhe për punën e tyre… Faleminderit dhe të gjithë ju Miq që më ndiqni përkrahni, më mbështesni duke dëgjuar Muziken Time. Love You All, BRUNO”,- ka shkruar ai.
S’po flasim më tepër por po ju lëmë nën shoqërinë e #MALE, një këngë që kemi bindjen do të dëgjohet shumë nëpër clube këtë sezon dimëror, por jo vetëm…
Suksese Bruno!

Advertisement