Britney Spears do të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq dhe CrowdRise në ndihmë të viktimave të përmbytjeve në Luiziana.
Një kontribut prej 10 dollarësh i jep njerëzve mundësinë që të fitojnë veshjen që ajo do të ketë në MTV VMA të këtij viti ose i jep mundësinë të shkojnë në Nju Jork për t’u takuar me të para shfaqjes.
Britney ka postuar në Twitter nismën e saj të bamirësisë.
“Unë jam bashkuar me Kruqin e Kuq dhe CrowdRise për të mbledhur fonde për viktimat e përmbytjeve të tmerrshme që ndodhën në shtetin tim, Luiziana”, ka shkruar Spears në Twitter.
Every $10 donation is a chance to win the outfit I wear at the MTV VMAs or a trip to meet me in NYC for the show! https://t.co/i8Zla5UPld
— Britney Spears (@britneyspears) August 22, 2016