Që prej momentit kur u njohën në xhirimet e “Slumber Party” Britney dhe Sam kanë qenë të pandarë, madje kanë kaluar edhe pushimet së bashku. Pas shumë zërave modeli ka zyrtarizuar historinë me Princeshën e Popit duke publikuar foto dhe video të ndryshme në Snapchat e Instagram. Pak orë më parë këngëtarja amerikane ka ekzaltuar fansat duke deklaruar publikisht dashurinë e saj për Sam. Ajo ka publikuar një foto të të dashurit në Twitter shoqëruar me shkrimin “MAD LOVE”. Urime çiftit më të ri të Showbiz 🙂
Mad love ❤️ for this one pic.twitter.com/8qgqdIn22b
— Britney Spears (@britneyspears) January 13, 2017