Britney Spears bën kurs matematike

Herët a vonë të gjithë prindërit e gjejnë veten të zënë ngushtë nga detyrat e shtëpisë të fëmijëve, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as pop star-et.Ky moment ka ardhur edhe për Britney Spears, mamaja e Sean Preston, 9 vjec, dhe Jayden James, 8 vjec.
“Ata ndjekin një shkollë shumë të vështirë dhe këtë javë cdo natë na është dashur të punojmë 3 orë për detyrat e shtëpisë”, thot Britney për People.
“Disa janë të vështira edhe për mua. Vitin tjetër kur Preston të jetë në klasë të pestë, do të bëjë pak algjebër, prandaj do më duhet të ndjek ndonjë kurs në mënyrë që të kem mundësi ta ndihmoj.”
Britney thotë se përdor një metodë që djemtë të qëndrojnë të motivuar. “Nëse vlerësohen me një numër të caktuar dhjetash, marrin një lodër në muaj.”
Por nëse djemtë nuk janë duke lexuar ose duke bërë sport jasht, me siguri i gjen para pasqyrës.
“Djemtë kanë filluar të kujdesen dhe rregullojnë flokët që të duken bukur dhe kjo më duket shumë e lezetshme. Preston do të jetë si Justin Bieber ndërsa Jayden si Jim Carrey”.

Advertisement