Brenda shtëpisë 2.7 milionë dollarëshe të Kylie Jenner

    “Kur të mbush 18 vjec do të jetoj vetëm. Jam gati për këtë.”

    Kështu kishte thënë Kylie Jenner për Teen Vogue, vetëm dy muaj pasi bleu shtëpinë e saj 2.7 milionë dollarëshe në Calabasas.

    Advertisement

    “Ky është një hap i madh por unë jam gati”, ka thënë ajo.

    Pas tre muajsh kërkime ajo bleu shtëpinë e saj, duke zgjedhur të jetojë pranë motrave.

    “Doja një shtëpi që të isha pranë familjes dhe në një zonë të qetë, me oborr para dhe pas për qenin tim”, ka thënë Jenner.