Brenda koleksionit të këpucëve të Dafina Zeqirit me siguri do gjeni të preferuarat tuaja

Dallon për stilin ekstravagant dhe tendencën për të qenë ndryshe, e këtu nuk po flasim vetëm për ndryshimet drastike që bën me flokët. Dafina Zeqiri na ka njohur me një pjesë të koleksionit të këpucëve,e nisur nga fotot e videot e shumta që publikon, na kishte shpëtuar ky detaj në veçanti.

Çizme, atlete, taka elegante, kambale – të gjitha mund t’i gjesh në raftet e këpucëve të Dafinës. Louis Vuitton, Fendi e Prada janë vetëm disa nga markat që mund të dallosh nga video e publikuar në profilin e këngëtares. Me koleksionin që më shumë ngjason me një dyqan, Duffye zbuloi se është shumë e dhënë pas blerjes së këpucëve dhe vihet re qartë se një pjesë të mirë të shpenzimeve shkojnë pikërisht drejt kësaj lloj blerje.

Video Player

Në shumicën e fotove në Instagram, dallojmë që këngëtarja paraqitet thuajse gjithmonë me lloje të ndryshme këpucësh, duke na dhënë kështu dhe disa sugjerime për kombinime. Nëse ende nuk keni krijuar nje ide lidhur me blerjet e ardhshme, Dafina mund të vijë në ndihmë si për modele, ashtu dhe për alternime ngjyrash. /News31.al

/News31.al/