Miq të mirë, surpriza, buzëqeshje, gota që trokasin dhe një tortë e shijshme…
Ditën e sotme këngëtarja e njohur feston ditëlindjen e saj të 20 dhe është surpizuar që në orët e para të mëngjesit. Miqtë e saj më të ngushtë si dhe personi i zemrës janë mbledhur dhe kanë organizuar një festë surprizë për 20-vjetorin e saj të lindjes.
Arilena i përmblodhi të gjitha në një video dhe është shprehur tepër e emocionuar për këtë organizim të papritur.
“Duke festuar për jetën dhe dashurinë.
Falenderoj partnerin tim dhe miqtë e mi të dashur që e bënë këtë ditëlindje të paharrueshme”, shkruan ajo krahas videos.