Ky është çarteri më i madhe privat dhe është mjaftueshëm i madhe për të mbajtur një stafe të tërë të personazheve VIP!

‘The Crystal Skye’ është një avion Boeing 777, i cili mund të mbajë 88 pasagjerë në kushte speciale, krahasuar me një tjetër Boeing të madhësisë së tij. Ai është hedhur në treg muajin e fundit dhe është avioni i parë me këtë madhësi. Ky Boeing, i cili nuk i shpëton syrit, kushton 49,000 euro/për orë dhe nuk mund të krahasohet me asnjë mjet tjetër që fluturon.

Advertisement

I parë nga ky këndvështrim një fluturim i tij nga Londra në New York do të kushtonte diku tek 350,000 euro vetëm për një vajtje. Avioni përfshin një restorant për 24 persona, një bar dhe sigurisht që nuk mund të mungonte vera, rreth 200 shishe në qilarin e tij, i cili në fakt është dhe më i madhi që ndodhet brenda një mjeti fluturues. Ulëset e avionit, janë lehtësisht të përshtatshme për t’u kthyer në krevat dhe janë të dizenjuara me kashmir dhe me jastëk me pupla.

@crystalcruises elevate air cruising with the gorgeous #crystalskye

A post shared by Water Earth Air (@ultimatecruiseguide) on

Sigurisht që një mjeti të tillë fluturues nuk mund t’i mungojë edhe interneti WiFi me shpejtësi maksimale, telefoni, ekrane për çdo pasagjer dhe gjashtë tualete luksoze që të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde. Epo, nuk po jua përshkruajmë më, mund t’u hidhni një sy fotove të tij nga brenda.