Bredhi i pazakontë i 50 Cent, me këpucët e ish-të dashurës

Me rastin e festave të fundvitit të gjithë angazhohen maksimalisht për të bërë zbukurimet e shtëpisë dhe ky proces kulmon me vendosjen e bredhit të Vitit të Ri. Edhe reperi i njohur amerikan 50 Cent është një nga ata që ka dekoruar bredhin në shtëpinë e tij, por në një stil ndryshe nga të tjerët. Reperi nuk e ka stolisur bredhin në mënyrë të zakonshme, por në të topave dhe zbukurimeve të tjera, ai ka vendosur këpucët e ish-të dashurës. Në foton e publikuar në Instagram, 50 Cent ekspozon bredhin e pazakontë dhe me ironi tregon pse vendosi që këtë vit ta bëjë kështu. “Nuk munda të gjeja topa për pemën time, kështu që gjërat e vjetra të ish të dashurës funksionuan. Po, ajo duhet të largohej me ato që erdhi”, ka shkruar ai. 

640-0-5c19f1c525723

Advertisement