Bradley Cooper vetëm pak kohë më parë është parë me ish-të dashurën e vet në festivalin Coachella, por tashmë edhe kjo quhet “e kaluara” pasi ai duket se është në një lidhje me modelen Irina Shayk.
Aktori dhe ish-e dashura e Cristiano Ronaldo-s janë parë së bashku në premierën e “Finding Neverland” në Broadway.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ata dalin bashkë, pasi sipas burimeve të brëndshme Cooper dhe Shayk frekuentohen prej disa kohësh.
Sipas të njëjtave burime, ende nuk mund të flasim për një lidhje serioze, por duket se të dy kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Cooper sapo i ka dhënë fund një lidhjeje dy vjecare, ndërsa Shayk vetëm prej pak kohësh është ndarë nga futbollisti Ronaldo me të cilin kishte një lidhje 5-vjecare.