Brad Pitt padit Angelina Jolie-n pasi shiti vreshtin ku u martuan

Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku.

Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre pa marrë si fillim miratimin e tjetrit.

Advertisement

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n pasi shiti vreshtin ku u martuan

Por Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike në pronësi të një oligarku rus Yuri Shefler, sipas padisë.

Aktorja ende nuk ka bërë asnjë reagim.

Brad Pitt padit Angelina Jolie-n pasi shiti vreshtin ku u martuan

Avokatët e aktorit fitues të Oscar-it thanë se Chateau Miraval, i përbërë nga një shtëpi dhe një vresht në jug të Francës, nën kujdestarinë e Pitt, ishte rritur në një histori suksesi ndërkombëtar shumë milionë dollarësh.

Pasuria Miraval ndodhet në fshatin Correns në Francën juglindoreDokumentet ligjore, të paraqitura në Los Anxhelos të enjten, thanë se Pitt ndihmoi në sigurimin e përfitimit të vreshtit, i cili ishte një nga prodhuesit më të vlerësuar në botë të verës rozë.

“Ajo shiti interesin e saj me dijeninë dhe qëllimin që Shefler dhe bashkëpunëtorët e tij do të kërkonin të kontrollonin biznesin të cilit Pitt i ishte përkushtuar dhe të minonin investimin e tij në Miraval,” pretendonte padia.

Kujtojmë se Jolie dhe Pitt u divorcuan në vitin 2016