Brad dhe Angelina do të transferohen në Londër

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë në plan të transferohen në Londër, të paktën për gjashtë muaj.
Disa burime kanë zbuluar për Us Weekly se cifti do të transferohet në Mars, atëherë kur Brad do të nisë xhirimet për thriller-in “World War Z 2”.
Gjatë qëndrimit atje mësohet se aktorja do ti dedikohet projekteve politike e në vecanti krizës së refugjatëve.
Ndërkaq cifti duket se ende nuk ka gjetur shtëpinë e përshtatshme se ku do të qëndrojnë së bashku me gjashtë fëmijët e tyre.

Advertisement