Pak orë na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës të “Katarit 2022” dhe të gjitha ekipet synojnë të ngrenë kupën më 18 dhjetor.
Kandidatët kryesorë për titull janë Franca kampionia në fuqi, Brazili, Argjentina dhe Gjermania, megjithëse ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë.
Gjithmonë ka vend për ndonjë surprizë, siç bëri Kroacia në Botërorin e fundit kur arriti në finale.
Por një superkompjuter në bazë të inteligjencës artificiale ka parashikuar dy ekipet që arrijnë në finale dhe fituesin e këtij Botërori.
Ai parashikoi një finale midis Argjentinës nga Lionel Mesi dhe Portugalisë nga Kristiano Ronaldos.
Dhe fituesja mes të dyjave do të ishte Argjentina, ndaj duke ndjekur këtë rrugë hipotetike, “Pleshti” do të merrte Kupën e Botës të shumëpritur që ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij.
Dy yjet që kanë konkurruar ashpër gjatë dy dekadave të fundit mund të kurorëzojnë përfundimisht rivalitetin e tyre të përjetshëm, por të respektueshëm me finalen e Katarit.
Edhe pse portugezët nuk startojnë si kandidatë, disa lojtarë janë duke pasur një prani të madhe në futbollin elitar dhe kjo mund t’u sjellë dobi në momente kyçe.
Studimi mblodhi statistika nga lojtarët në jetën reale dhe në videolojën e FIFA-s, si dhe duke marrë parasysh një mostër të 192 ndeshjeve të fazës së grupeve dhe 64 raundeve me eliminim direkt në pesë Kupat e Botës së fundit.
Sipas përllogaritje, probabiliteti më i lartë është që finalja mes Argjentinës dhe Portugalisë të përcaktohet nga penalltitë, ku ata të drejtuar nga Lionel Skaloni kanë një avantazh, sepse gjatë gjithë historisë së Kupave të Botës ata kanë fituar katër nga pesë lotaritë e 11-metrave.
Kjo do të thotë një shkallë suksesi prej 77%.
Nga ana tjetër, Portugalisë i është dashur vetëm një herë që të mund të kërkojë fitoren nga 11-metrat.
Ajo ka ndodhur në vitin 2006, por humbën ndaj Anglisë. E konvertuar, kjo do të thotë se kundrejt Argjentinës, iberikasit kanë vetëm 60% shanse për sukses.
Gjithsesi, ata që e mendojnë ndryshe janë kompanitë e basteve, të cilat duke parë se në ndeshje zyrtare Brazili nuk ka humbur asnjëherë në dy vitet e fundit, e bëjnë atë favorit edhe për fitimin e Kupës së Botës me një koeficient 4.75.
“Seleçao” ndiqet nga Argjentina me 6.5 dhe Franca me 7.5, e cila paraprin Spanjën me 9 dhe Anglinë me koeficient 10.
Disi më prapa Holanda dhe Gjermania me 12, por pak rëndësia ka kjo, duke qenë se futbolli ka treguar se parashikimet di sesi t’i hedhë në erë.