Charlize Theron ka prerë flokët shkurt dhe gjithë mediat e showbizit e modës po shkruajnë për të. Dhe në fakt duket yll. Me siguri do ta kopjojnë shumë femra të tjera, megjithatë, ne s’e kemi merak se i kemi pasur para saj ashtu. Të gjithë fëmijët e viteve 80’-90, çuna a goca qofshin, nuk i kanë shpëtuar një ‘look-u’ të tillë. Edhe ju me siguri e keni një foto të tillë në kujtimet tuaja, me flokët e prerë ‘tas’ dhe me dorën në qafën e motrës, vëllait ose shokut. Dhe me siguri nuk i keni shpëtuar pyetjes ‘të ka vënë mami tasin në kokë?’
Dhe nëse keni nostalgji për atë kohë, Charlize Theron sapo na vërtetoi se me një look të tillë dhe siguri në vetvete mund të dukesh yll. Në rastin më të mirë, do t’ju komplimentojnë për guximin, në rastin më të keq, të shtëpisë nuk do t’ju flasin një javë.
/Living/