Beyonce surprizohet për ditëlindje

Këngëtarja e njohur Beyonce feston ditën e sotme 38-vjetorin e lindjes. Diva e muzikës është surprizuar nga miq e familjar të saj në minutat e para të datës 4 shtator.

Ajo ka publikuar në Instagram foto dhe video nga festa surprizë ku duket më në formë se kurrë dhe tejet e lumtur.

Advertisement

Pranë saj ndodhet bashkëshorti, producenti dhe reperi i njohur Jay-Z, ndërkohë që Beyonce është duke fikur qirinjtë e tortës që ka në dorë.

Shumë nga komentet e ardhura në këto postime, përveçse e kanë uruar këngëtaren kanë theksuar se edhe në një festë surprizë ku ajo nuk kishte dijeni, dukej sikur ishte gati për të realizuar një performancë.

/Opinion.al/