Bota e muzikës humbet Joe Cocker

Këngëtari Joe Cocker ka ndërruar jetë në moshën 70 vjecare si pasojë e një sëmundjeje në mushkëri.

Zëdhënësi i këngëtarit të ndjerë ka lëshuar këtë deklaratë: “John Robert Cocker, i njohur për familjen, miqtë, komunitetin dhe fansat e tij në botë si Joe Cocker,ka ndërruar jetë më 22 dhjetor, pas një beteje të fortë me kancer në mushkëri. Ai ishte 70 vjec.” “Joe Cocker është një artist legjendar i muzikës rock dhe blues por sërish ishte një prej njerëzve më të thjeshtë që kam njohur ndonjëherë”, është shprehur Edgar Berger, Drejtor i Sony Music Entertainment. “Zëri i tij i mahnitshëm do të jetë gjithmonë në mëndjet tona ndërsa i ndodhemi pranë gruas së tij, Pam, dhe familjes së tij në këto momente të vështira. Joe do të jetojë në zemrat e adhururesve të tij.”

Advertisement