Kohë më parë ato ishin mike të ngushta…

Miqësia e tyre filloi kur Bora zëvendësoi Luanën si velinë në emisionin Fiks Fare.

Advertisement

E megjithatë gjërat ndryshojnë me kohën. E ftuar në emisionin Pop Culture, moderatorja sportive ka treguar se në dallim nga vitet e para, ajo nuk është po aq e afërt me Luanën.

Vajzat as nuk takohen më aq sa më parë, megjithatë ato mbeten mikesha…

Bora ka treguar që edhe pse kalojnë shumë kohë pa u takuar, kur shihen, e rifillojnë bisedën ashtu siç ka qenë.

E pyetur nga moderatorja se çfarë ka diçka që nuk i pëlqen tek ajo Bora përgjigjet: “Nuk më pëlqejnë flokët. I them që po pres të kthehet brune siç e kam njohur”.

Çfarë e bën Luanën njeri pozitiv?

“Sinqeriteti. Luana ka një rreth të ngushtë miqsh që mban afër dhe nëse je në atë rreth, miqësia është e vërtetë”, ka treguar Bora për një nga tiparet më pozitive të moderatores sexy.