Bora Zemani mbyll kapitullin me DigitAlb: Do të më mungojë gjithçka!

Një muaj më parë flitej për një largim të mundshëm të moderatores nga DigitAlb.

Ky largim kishte ardhur pasi Bora Zemani kishte pasur disa konflikte me drejtuesit e kësaj platforme televizive.

Advertisement

“Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në DigitAlb, por prej sezonit të ri do të jem diku tjetër. Do të më mungojë gjithçka atje, njerëzit dhe miqësite. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua,” tha Bora Zemani e ftuar në “Pushime on Top”.

Kujtojmë se në një tjetër emision në Top Channel, “Top Arena”, ajo tha se çfarëdo që të ndodhë, “nuk do të drejtojë emision me përmbajtje politike, është e sigurtë.”