Sot moderatorja e Digitalb, Bora Zemani feston ditëlindjen…
Dhe mesa duket surprizat për festën e Borës kanë nisur që në mesnatë. Veç urimeve të shumta, Bora ka marrë një surprizë nga djali i saj i vogël. Ai është zgjuar në mesnatë për të uruar mamin e tij bashkë me një tortë, ku emri i moderatores me zor ishte shkruar, pasi nuk kishte vend mjaftueshëm. Ky moment është shoqëruar me shumë të qeshura nga Arbori vogël, i cili vetëm qeshte pa pushim në videot që i ka bërë mami Bora.
E ku ka ditëlindje më të bukur për një nënë sesa të shohë fëmijën duke qeshur!
Gëzuar ditëlindjen Bora!