Këtë të premte në emisionin “You & Me” në Radio Energy ishte e ftuar moderatorja simpatike Bora Zemani.
Gjatë verës ajo ka drejtuar një program mjaft të veçantë në Digitalb të titulluar “Guximtarët”, ku disa personazhe publikë ftoheshin për t’u hedhur me parashutë. Kemi qeshur shumë me reagimet e personazheve të ndryshëm, të cilët mundoheshin të mposhtnin frikën para dhe gjatë hedhjes. Dhe me siguri që më guximtarja në atë sfidë ju dukej Bora, por a e dinit ju se Bora nuk e ka përjetuar aspak mirë hedhjen e saj të parë me parashutë?!
Ajo ka treguar për Julkën dhe Arjonin se fluturimin e saj të parë e ka kaluar me te vjella. “njerëz të ndryshëm kalojnë përjetime të ndryshmë gjatë hedhjeve me parashutë. Ka dhe nga ata që vjellin, si unë përshembull që në fluturimin e parë kam vjellë”, tha me të qeshur Bora.
Ajo gjithashtu tregoi se ka realizuar disa foto toples, por nuk i ka publikuar. “Kam disa foto toples, por nuk i kam të publikuara, i kam për qejfin tim”, u shpreh moderatorja.