Vetëm dy ditë më parë ishte dita më e lumtur e moderatores Bora Zemani, pasi vogëlushi i saj festonte 3-vjetorin e lindjes.

Një urim i veçantë dhe shumë i ndjerë i mami Borës bëri xhiron e rrjetit, por mesa duket ajo nuk e paska lënë me kaq, sepse surpriza e vërtetë ka qenë një tatuazh i dedikuar marrëdhënies së saj me Arborin.

Advertisement

Bora Zemani ka pikturuar në lëkurë, tek dora, dy lule bore një më të madhe dhe një më të vogël, duke personifikuar në njërën veten dhe në tjetrën Arborin. Ajo ka ndarë me të gjithë një video ku ia shpjegon të birit dhuratën që i ka bërë dhe reagimi i këtij të fundit është thjesht i mrekullueshëm!