Bora Kokëdhima flet për Eurovision-in: Ka qenë shumë e vështirë. Kemi punuar pa ekip

Bora Kokëdhima, stilistja e veshjeve të Eneda Tarifës në paraqitjen e saj në Eurovision ka rrëfyer detaje ekskluzive për vështirësitë që i është dashur të kalojë në punën e saj për stilimin e veshjeve të këngëtares. Në një intervistë për Blitz.al, Bora tregon se bashkëpunimi me Enedën ka qenë shumë spontan.
Bora ka treguar se në fotosesion janë prezantuar 4 veshje, nga të cilat 2 kanë qenë pjesë e koleksionit të saj të dimrit “Attitude”, një fustan i zi mbrëmjeje është prodhuar enkas dhe një pallto kryqi është nga koleksioni i saj i dimrit të ardhshëm.
“Për klip është dizenjuar  dhe zbatuar enkas një kanace Tropoje, e cila do shumë punë dhe mund pasi është e gjitha punë dore, si dhe një fustan ngjyrë qumështi, të cilin e kemi përfunduar në kohë rekord (2 ditë). 7 veshje (të tjera) janë zbatuar vetëm për finalen në Stokholm”, ka treguar Bora.
Por duket se Bora në punën e saj ka hasur mjaft vështirësi, pasi sic tregon ajo i është dashur të punojë pa stafin përkatës.
Stilistja ka dhënë edhe disa detaje ekskluzive lidhur me paraqitjen në spektalën të Enedës.
“Unë mund t’ju them se fustani i Enedës është hedhur poshtë nga Eurosongu dhe është kërkuar një tjetër fustan 2 javë para eventit. Mund t’ju them se kam punuar nën presion të jashtëzakonshëm pasi jo vetëm është hedhur poshtë vetë skica e fustanit të parë, por edhe e gjithë paleta e ngjyrave të propozuara nga unë, e përbërë nga 7 kolore pastel. Kam dashur të braktis projektin për këtë fakt, por nuk do të braktisja Enedën!”

Advertisement