U2 janë prej kohësh në punë e sipër për projektet sekrete diskografike, por nëpërmjet të dashurit Bono, kanë dalë në dritë disa detaje mbi albumin e ardhshëm. “Mendoj se do të jetë gati për vjeshtë. Si gjithmonë do të publikohet kur të ketë përfunduar dhe pse unë gjithmonë ndjej se një album i U2 nuk është kurrë i përfunduar. Duam të bëjmë gjërat e duhura. Albumin kemi filluar t'a bëjmë me Danger Mouse, i cili është një lloj përzierje mes Danny Lanois dhe Brian Eno. Për ne ka një impakt të mirë, sepse na inkurajon shumë për të hequr vëmendjen nga të gjitha gjërat që dimë”,- ka thënë Bono. Në këtë pikë s'na mbetet veç të presim që të kaloj¨e vera sa më shpejt, që të dëgjojmë punët e reja të U2.


