“Bond Girl”, për të dytën herë në të njëtjin rol 

Ajo do të kthehet të luajë rolin e Léa Seydoux për të luajtur si “Bond Girl”, në kapitullin e 25-të të sagës kushtuar James Bond, që do të dalë në vitin 2020. Aktorja franceze do të luajë pastaj përsëri rolin e Madeleine Swann, bija e z White, kundërshtar i James Bond në “Casino Royale” dhe “Quantum of Solace”. Në historinë e filmave të dedikuar agjentit sekret britanik, në 50 vitet e fundit, është hera e parë që një interpretuese femër kthehet në rol. Seydoux kishte interpretuar Madeleine Swann në “Specter”, me regji të Sam Mendes në vitin 2015. Në film, psikologia bionde, largohej me James Bond (luajtur nga Daniel Craig) në fund të filmit mbi makinë  Aston Martin DB5. Dhe pikërisht nga këtu Bond 25 duhet të fillojë përsëri. Aktoret e tjera si Maud Adams janë kthyer në skenë në më shumë filma të sagës, por jo në rolin e “Bond Girl”. Mbi 50 vjet më parë, Eunice Gayson, “Bond Girl”-i i parë i serisë kinematografike, luajti në kah të Sean Connery në “Licencë për të vrarë” (1962) dhe “Nga Rusia me dashuri” (1963). Që atëherë, megjithatë, kjo nuk ka ndodhur më./Shqip/

Advertisement