Usain Bolt duhet të rikthejë një prej medaljeve olimpike të arta, pasi një prej shokëve të skuadrës, Nesta Carter, ka rezultuar me doping! Carter ishte pjesë e skuadrës xhamajkane, që fitoi garën 4×100 metra stafetë, në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”.

Ai ishte një prej 454 atletëve të ritestuar për doping nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, vitin e kaluar, dhe është zbuluar se në kampionin e urinës së tij kishte një stimulant të quajtur “methylhexaneamine”.

Advertisement

Vitin e kaluar, në Rio de Janeiro, Bolt realizoi “triplo-tripletën”, pasi fitoi medalje ari në garën e 100 metrave, 200 metrave dhe stafetën 4×100 metra, duke përsëritur sukseset e njëjta të realizuara në Olimpiadat e vitit 2008 dhe 2012.

Por rekordin ia prishi 31-vjeçari Carter, i cili ishte gjithashtu pjesë e skuadrës xhamajkane, në Londër 5 vite më parë.

Medaljen e artë për garën, tashmë e ka marrë Trinidad Tobago, ndërsa Japonia zuri vendin e dytë e Brazili të tretin.