Bobbi Kristina nuk po tregon përmirësim

Bobbi Kristina Brown është pothuajse në të njëjtën gjëndje dhe nuk po tregon asnjë lloj përmirësimi edhe pas zgjimit nga koma.
Kështu ka deklaruar gjyshja e saj, Cissy Houston gjatë një interviste për Entertainment Tonight, mbrëmjen e së shtunës.
Ne jemi përgatitur për më të keqen ka thënë ajo, sepse mesa po shohim nuk ka asnjë përmirësimi të Bobbi-t.
Ne besojmë në Zot, ka thënë Cissy dhe jemi gati për çdo gjë.
I ati i vajzës, Bobby Brown po bën të pamundurën për të qëndruar pranë mbesës time, por mesa shohim shëndeti i saj nuk është përmirësuar edhe pse nuk reshtim me kujdesin tonë, ka thënë Houston.
Bobbi Kristina, vajza e 22- vjeçare e të ndjerës Whitney Houston, ka tashmë më shumë se 3 muaj që është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement