Arrestohet rreperi Rick Ross

Rreperi Rick Ross dhe truproja i tij janë arrestuar këtë të mërkurë me akuzat për pengmarrje dhe sulm ndaj personit.
39 vjecari, emri i vërtetë i të cilit është William Roberts, u arrestua në shtëpinë e tij në Atlanta.
Sipas burimeve, policisë i është dashur të hapë portat e oborrit me forcë, por më pas arrestimi i dy personave është kryer pa asnjë incident.
“Ata nuk shfaqën qëndresë”, ka thënë një përfaqësues i policisë.

Advertisement