Ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka folur për reformën në drejtësi.
Blushi akuzoi parlamentin se ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin e tij, por se fatmirësisht janë ndërkombëtarët ata që nuk po na lënë vetëm dhe po japin mbështetjen për reformën në drejtësi. Por sërish, sipas deputetit Blushi, kjo mbështetje ka cmimin e saj.
“Po kush është cmimi? Tallja me ne, cmontimi i këtij parlamenti, përcmimi i klasës politike dhe ndëshkimi i saj, shfarrosja e kësaj politike”, ka thënë Blushi.
Deputeti ka vijuar më tej duke thënë se shqiptarët sot kanë shpresë se kjo klasë politike do të ndëshkohet.
“Ky parlament po shënon fundin e vet me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ambasadorët vijnë në grupet tona parlamentare për të na bindur se duhet të bëjmë drejtësi. Kjo domethënë troc që ne nuk duam të bëjmë drejtësi por po detyrohemi për të bërë reormën në drejtësi.”