Blake Lively lufton me peshkaqenët në “The Shallows”

Aktoren Blake Lively jemi mësuar ta shohim në role klasike dhe të thjeshta, por tashmë ajo na ka treguar se di të bëjë më shumë se kaq.
Në trailer-in e filmit të saj më të ri, “The Shallows”, Liveli luan rolin e një studenteje që ndërmerr një udhëtim për të bërë sërf, por që gati i kushton jetën.
Ajo sulmohet nga një peshkaqen i bardhë, por tregon se di të luftojë më së miri.
Lively i nisi xhirimet për filmin vetëm 10 muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin James.
“The Shallows” do të shfaqet në kinematë e botës më 26 Qershor.