Dita e sotme konsiderohet si ‘dita më e trishtë e vitit’. Që prej vitit 2005 zakonisht e hëna e tretë e muajit Janar konsiderohet si ‘dita më e trishtë ose më stresuese e vitit’ e njohur ndryshe si “Blue Monday”.
Kjo ditë konsiderohet si një ditë e zymtë dhe shumë persona zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi duke u marrë me aktivitete relaksuese dhe argëtuese. Por nuk ka një rregull të caktuar për llogaritjen e saj, pasi dita më e trishtë e vitit mund të përkojë edhe të hënën e dytë apo të katërt të muajit Janar.
Zyrtarisht për herë të parë ajo u vendos më 24 Janar të vitit 2005. “Blue Monday” u dha si koncept nga ish-mësuesi Cliff Arnall, i cili përmes një publikimi në vitin 2005 ka treguar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, koha që ka kaluar që nga festat e fundvitit dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët ndikojnë së bashku për shtimin e ndenjave të trishtimit, mungesës së shpresës dhe stresit.
/Opinion.al/