Duket se të gjithë turpërohemi ndonjëherë nga prindërit – edhe nëse ata janë Beyoncé dhe Jay-Z.
Çifti i famshëm filloi këtë muaj turneun On The Run II, dhe përveç performancave epike live, dyshja gjithashtu zbuloi një sërë fotosh intime përmes një videoje të projektuar në skenë.
E ndërkohë që gjithë njerëzit anembanë botës qenë kaq të entuziasmuar nga këto foto/video, dikush bëri një përjashtim, pikërisht Blue Ivy.
Blue Ivy’s reaction to Jay Z and Beyoncé’s interlude video where it shows both of them naked ?? pic.twitter.com/YCarRFBqoW
— Jason Bolaños (@JBinAV) June 20, 2018
Videoja e 6-vjeçares teksa mbulon fytyrën me duar dhe fshihet menjëherë është bërë virale së fundmi. Nuk dihet me saktësi se cilën pjesë po shihte, por fansat u shprehën se ai moment i referohet pjesës kur The Carters u shfaqën lakuriq në shtrat gjatë filmimit.