Blogerja thotë se filtrat e Instagramit e lanë atë me dismorfi

Ish-ylli i realityshow-t “Made In Chelsea”, 33 vjeç, shpërndau disa postime në Story-t e Instagram, duke ndarë një krahasim mes dy fotosh me ndjekësit e saj.

Ajo u shpreh se si filtrat e fotove, kanë ndikuar në shëndetin e saj mendor dhe thotë se ka përjetuar ndjenja të dismorfisë si rezultat.

Advertisement

Ashley James, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me Tom Andrews, pranoi se ndonjëherë këto filtra i lëkundin vetëbesimin.

“Doja të tregoja pse mendoj se filtri “Paris” është kaq i dëmshëm për ne.”

Ajo vazhdon:

“Kjo është një foto e fytyrës sime… Ju mund të shihni linjat, poret, njollat e vogla, madje edhe grimcat e grimit që kanë rënë në buzët e mia. Tani do t’ju tregoj të njëjtën foto me filtrin ‘Paris’ .”

Blogerja thotë se filtrat e Instagramit e lanë atë me dismorfi

Blogerja thotë se filtrat e Instagramit e lanë atë me dismorfi

“Lëkura ime është e pastër dhe pa të meta, makeup-i duket më i përsosur dhe linjat më të hijshme. Sigurisht që preferoj që fytyra ime të duket kështu, por kjo nuk është jeta e vërtetë”.

Blogerja thotë se filtrat e Instagramit e lanë atë me dismorfi

“Sa më shumë që shoh fytyrën time kështu, aq më shumë do të doja që fytyra ime e vërtetë të dukej në atë mënyrë. Pra, aq më shumë ndihem e palumtur me lëkurën time të vërtetë. Këtu depërtojnë pasiguritë sipërfaqësore… Dismorfi, dhe kur fillojmë të duam të ndryshojmë pamjen tonë, e cila, meqë ra fjala, mund të na çojë në më shumë pasiguri (veçanërisht nëse shkon keq ose ndihemi si të huaj në lëkurën tonë).”

James vazhdoi të thotë se njerëzit shpesh nuk e kontrollojnë dot dhe krahasojnë veten e tyre me atë që shohin në media sociale, por ajo gjithashtu tha se një foto nuk është gjithmonë ashtu siç shfaqet në mediat sociale dhe se shumë fotografi preken dhe rregullohen/editohen në mënyrë dixhitale.

Ajo, gjithashtu shtoi:

“Unë sigurisht nuk jam kundër produkteve kundër plakjes (m’i jepni të gjitha) ose njerëzve që zgjedhin të bëjnë ndryshime kozmetike. Çfarëdo që të na bëjë të lumtur.”

Burimi: Mirror CO UK| ANABEL