Dashuria e tyra ka qenë gjithnjë e çmendur e spontante, ndaj s’kishte si të ndodhte ndryshe as me vendimin e martesës.
Modelja seksi, Angela Martini dhe partneri i saj, miliarderi rumun, Dragos Savulescu, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë krejt papritur dhe shumë privatisht.
E veçantë ishte edhe veshja e tyre, pasi Angela ishte zgjedhur për ceremoninë një veshje të pazakonte, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë, një fustan të zi, tejet transparent dhe të tejdukshëm, ndërkohë që në duar mbante buqetën me lule të bardha duke e bërë atë më të mrekullueshme.
Shoqëruese e Angelës në ceremoninë e dasmës ka qenë mikesha e saj e ngushtë, Bleona Qereti, e cila sot me anë të disa postimeve uron çiftin e ri, por i zbulon atyre një sekret.
“Urimet më të mira në këtë udhëtim ku do të ndërtoni jetën bashkë”, shkruan Bleona në njërin postim ndërsa në tjetrin shkruan: “Kam qenë e zënë duke martuar këta të dy. Hapi radhës: bebe”.
Ky postim i Bleonës na bën të mendojmë se Angela Martini është shtatzënë dhe kjo ndoshta është edhe arsyeja pse kaq shpejt çifti kanë vendosur të bëjnë edhe dasmë. Ose mund të jetë thjesht një urim i Bleonës…