Para disa ditësh këngëtarja Bleona Qerreti, njoftoi se do të shkëputet për një javë nga rrjetet sociale dhe mesa duket po e mban premtimin.

U bënë 5 ditë nga postimi i fundit i Bleonës në Instagram dhe nëse ajo qëndron fiks një javë pa rrjetet sociale, duhet te presim dhe dy ditë. Por, kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa vëmendjen e moderatorëve të emisionit të mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, të cilët krijuan një lidhje direkte me yllin e showbizit shqiptar dhe ajo nuk nguroi të tregonte për eksperiencën e saj pa rrjete sociale dhe për planet e 2018-ës.

Advertisement

“Të them të drejtën ndihem perfekt se nuk kam asnjë lloj negativiteti dhe asnjë lloj informacioni që nuk më duhet. Jam duke bërë detox, meditim, yoga që të jem e fuqishme kur të kthehem në luftë në LA.”,- tha Bleona ndërkohë që ishte duke praktikuar detox-in. Ajo shtoi se asnje nuk mund ta bënte të hapte telefonin gjatë detox-it, përveç mikeshës së saj, e cila është dhe moderatore e Chaud Patate, Suada Daci.

Ndërsa lidhur më projektet muzikore, Bleona duket se ka ardhur me energji të reja këtë vit, pasi njoftoi se do të publikojë 5 këngë të reja, të cilat do të publikohen shumë shpejt.
“Nga fundi i shkurtit do të jem sërish në Europë dhe kam shumë projekte të reja, të cilat dua ti lë surprizë. Jam duke punuar 5 këngë në anglisht, që kanë filluar që në dhjetor të bëhen gati në studio. Tre kanë mbaruar icizimin, kam dhe dy të tjera për të përfunduar dhe do të lançoj 5 këngë dhe 5 video të reja.”,- u shpreh Bleona për Energy Radio.

Intevistën e plotë të Bleonës mund ta ndiqni këtu:

Postimi i fundit i Bleonës në Instagram