Bleona e ka treguar shpesh në mënyra të ndryshme dashurinë që ka për qenin e saj Jonny. Ajo i ka hapur dhe një llogari personale qenushit të saj në instagram, ku poston shpesh foto dhe video të tij.

Sot Bleona ndau me fansat një video mjaft të veçantë me Jonny-n nga marketi i kafshëve. Ajo gjen një birrë analkoolike për qent duke thënë se sonte ka party për Jonny-n. Por, mesa duket qenushit nuk i pëlqen jeta e shthurur, dhe e ka refuzuar birrën e këngëtares. Bleona e mbyll videon duke justifikuar me shaka Jonnyn se ata janë një familje analkoolike”.

Advertisement