Rrjetet sociale janë mbushur sot me dedikime të ëmbla, lule, tollumbace e zemra të kuqe! Personazhe të njohur ose jo kanë shpërndarë urimet e dedikimet kushtuar gjysmave të tyre, dhe në morinë e tyre neve na bëri përshtypje urimi i Bleona Qerretit!
Ndonëse ky Shën Valentin e gjeti këngëtaren vetëm, ajo ka zgjedhur të urojë ditën e të dashuruarve sipas mënyrës së saj!
E futur brenda në ‘jakuzzi’ dhe krejtësisht nudo ylli i “I dont need your love” postoi para pak minutash foton bashkangjitur me urimin “Gëzuar Shën Valentinin”.
Sa i përket jetës private për Bleona Qerretin që prej ndarjes nga partneri Gani Bardha nuk ka patur asnjë lajm të ri në çështjet e zemrës!