Miqësia mes komedianit Ermal Mamaqi dhe këngëtares Bleona Qereti është mjaft e fortë.

Në çdo foto të saj Ermali nuk mund të qëndrojë pa bërë ndonjë koment. Në foton e publikuar prej saj në të cilën shfaqet mjaft seksi dhe provokuese Bleona e ka shoqëruar gjithashtu me këto fjalë:

Advertisement

“I dashur Zoti i Mrekullueshëm…E di që është e vështirë për ty të respektosh lirinë e të dashurës tënde si një person me nevoja, qëllime të ndryshme nga të tuat….është pjesa më e vështirë sa i përket një lidhje ku të gjithë janë të barabartë…kështu që kur të vendosësh të sillesh si i barabartë me mua, ndoshta mund ta provojmë dhe të shohim nëse do ja vlejë në fund,”-përfundon këngëtarja.

Pas këtij postimi ka shkruar Mamaqi.
“Lum kush do të të marri…për fare,”-përfundon komediani. Bleona do të jetë e ftuar këtë të shtunë në emisionin Xing me Ermalin.